Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me përplasjen me armë mes anëtarëve të subjekte politike të PS dhe PD në Elbasan.
Nga përplasja me armë humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona. Mes të plagosurve është një efektive e policisë e cila mori një plumb në këmbë në përpjekje për të parandaluar krimin, Xhensila Sota.
Nga njëri grup u vra Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij, Eltjon Bodinaku, ndërsa në krahun tjetër u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani 50 vjeç, që janë pjesë e shtabit të PD-së . Ndërkohë autori i vrasjes është Arbër Papleka, gjithashtu pjesë e PD-së në Elbasan.
Sipas “Abc News”, fillimisht kanë qenë anëtarë të Partisë Demokratike të cilët kanë ndaluar një makinë me pretekstin se po shpërndante para në këmbim të kartave ID për të blerë votat.
Konflikti mësohet se fillimisht ka nisur mes Mehmet Gresës dhe grupit të PD-së për “mbrojtjen e votave”.
“Abc” thekson se ka qenë fillimisht autori i vrasjes së Xhuvani, Arbër Papleka ai i cili i është afruar Mehmet Gresës dhe i ka vendosur armën në bark duke i thënë se duhet të hapte çantën pasi dyshohej se ka karta ID dhe para për blerje votash.
“Në momentin që e kanë rrethuar e kanë akuzuar se po shpërndante para dhe karta ID. Nga dëshmia Gresa, ka kujtuar se kanë qenë forca të policisë së Elbasanit. Por kur i kanë kërkuar karta ID në çantën, Gresa është tërhequr.
Në këtë moment ai i ka vendosur pistoletën në bark. Mehmet Gresës. Ai i ka kërkuar llogari se kush është. Ka mbërritur më pas Pjerin Xhuvani.
Dhe dhëndri i tij dhe një person tjetër që ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Rezulton se Pjerin Xhuvani ka hyrë në këtë situatë për të shuar konfliktin dhe për të thënë se pse po konfliktoheshin. Ata njiheshin me Mehmet Gresën”, raporton gazetari.
g.kosovari