Me tone të ashpra, kërcënuese dhe thuajse jashtë kontrolli, Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si mashtrues i shqiptarëve duke shpifur ndaj Presidentit. Duke e cilësuar si lepur përpallë presidentit, Meta tha se Ramës, kriminelët i vënë armën dhe i marrin licencat.
Meta tha se edhe pse Rama hiqet si mbrojtësi i drejtësisë, në fakt është ai që ka mbledhur 140 vota për miratimin e saj dhe këtë e di e gjithë bota.
“Ça di për Ilir Metën ti more vagabond, që thua ti, di unë shumë për Ilir Metën, ti para Ilir Metës sillesh si Lepur. Edhe para kriminelëve dhe horrave që ta vënë pistoletën tek gjuri edhe të marrin leje dhe licensa. S’ka më vota socialiste për ty, se i ke braktisur me kohë. Nuk e ndryshon dot ti rezultatin e votës. Rama mashtron duke shpifur kundër presidentit. O Karagjos e di e gjithë bota që 140 votat për reformën në drejtësi i bëra unë“, tha Meta.
g.kosovari