Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka postuar një tjetër video, që sipas tij nxjerr një tjetër dështim të kryeministrit Rama, teksa na ndajnë dy ditë nga zgjedhjet.
Në mesazhin e shpërndarë në ‘Instagram’, Basha shprehet se dy të tretat e ministrave të kabinetit “Rama” nuk e justifikojnë pasurinë.
“Në 2013 Rama premtoi “përmirësim dhe rritje e efikasitetit të sistemit të kontrollit dhe verifikimit për deklarimin e pasurisë dhe parandalimin e konfliktit të interesave në lidhje me ministrat, deputetët, gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët e lartë të shtetit.
A e mbajti këtë zotim? Përgjigja: Jo! 2/3 e ministrave të kabinetit “Rama” nuk e justifikojnë pasurinë,”- nënvizon Basha, teksa ka postur lajmin e “Reporter”, botuar më 10 janar 2021 me titullin: “Testi i pasurisë, ngel 2/3 e ministrave të kabinetit “Rama”.
Ia vlen te theksojme se Lulzim Basha akuzohet dhe nga te tijte se ne nje vit krize pandemie, bashke me Kunatin jane bere me 4 vila nga zona periferike e Tiranes e deri ne Hamallaj te Durresit!
g.kosovari