Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes së 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani që u vra sot pas një konflikti.
Në një intervistë në median lokale, Kreu i Shtetit e cilësoi situatën sot kritike duke akuzuar për këtë gjendje policinë dhe prokurorinë që sipas tij janë të njëanshme. Ai bëri thirrje për rikthim në normalitet.
“Situata është tepër kritike, mjafton të shohim sa krime janë bërë në këto katër ditët e fundit. Për fat të keq dhe Elbasani i dijes, i kulturës, i qytetarisë është kthyer ne një nga qytetet problematike. Kjo situatë vjen si rezultat i policisë dhe të prokurorisë që janë të njëanshme dhe kjo është më se e dukshme sepse njerëz të caktuar ecin të armatosur.
I shpreh ngushëllimet e mia familjes se viktimës dhe shpresoj për shërimin sa më të shpejt të te lënduarve. Unë bëj thirrje për rikthimin në normalitet dhe të mos ndodhi më situata të cilat përfundojnë me tragjedi. Policia e shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim”, deklaroi Meta./ b.h