Një nga njerëzit që merret me sigurinë e Gazment Bardhit në Elbasan, i cili ka qenë bodigard i Sali Berishës, Lulzim Bashës, Osman Levanaku, ka shprehur kënaqësinë e tij për vrasjen e Pjerin Xhuvanit sot në Elbasan.
“Çdo vdekje që vjen prej Zotit është e mirseardhur.Por ku vritesh për para votash, si kjo e këtij qeni në Elbasan. Jam tre metra larg kufones.
Shoh shumë polici që bëjnë sikur janë të përkushtuar. Ndërkohë që e dinë se bandat janë gjithë ditën me armë në Elbasan e kërcënojnë njerëzit për vota dhe në përpjekje për të më vrare mua do vritesh ti o
qen e… per Pipi Shurren.
Pyesni Taulantin ku ishe mbrëmë dhe çfarë keni vendosur. Dhe për ate të radhës”, shkruan Levanaku në faqen e tij.
Ai ka qenë pjesë e grupit shoqërues të Sali Berishës kur ai ishte kryeministër, e më pas u bë drejtues i Forcave Speciale, e kur Lulzim Basha u zgjodh kryetar i Bashkisë ishte pjesë e grupit shoqërues.
Në fushatën e Elbasanit, Levanaku, është një prej personave, pjesë e grupit shoqërues të Gazment Bardhit. Levanaku është nga zona e Elbasanit me origjinë./ b.h