Mësohet se është vetëdorëzuar autori i dyshuar vrasjen së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Burimet thonë se i dyshuar për këtë ngjarje është ish efektiv i RENEAS, Arbër Papleka i cili mësohet se ka dy vite që është larguar nga policia.
Sipas raportimeve paraprake, raportohet se ai është edhe truproja i Gazment Bardhit, koordinatorit të Partisë Demokratike në Elbasan, por edhe ish-pjesëtar i forcave RENEA.
Në polici ndodhet edhe vetë Bardhi, i cili me sa duket ka qenë i përfshirë, ku po jep deklarimet e para për ngjarjen.
Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë pas një përplasjeje me armë mes të paktën 6 personave në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Përveç viktimës, nga përplasja ka edhe 3 persona të plagosur, njëri prej të cilëve efektiv i Policisë./ b.h