Elbasani është tronditur pasditen e sotme, ku një person është vrarë me armë zjarri. Shqiponjat kanë bërë shoqërimin e 3 personave që vinin nga Elbasani. Në dalje të Tiranës policia ka blinduar zonën.
Sipas burimeve mësohet se ka pasur një përplasje me armë zjarri mes disa personave, ku i vdekur në vend ka mbetur Pjerin Xhuvani.
Mësohet se nga përplasja me armë kanë mbetur të plagosur dy persona, ku njëri prej tyre është një efektive e forcave “Shqiponja”./ b.h