Pjerin Xhuvani i cili është vrarë ditën e sotme në Elbasan ka qenë i përfshirë në sherrin mes anëtarëve të PS dhe PD ditën e verës në Elbasan.
Ka qenë sekretari i PD Gazmend Bardhi ai që e ka akuzuar Xhuvanin si një nga organizatorët e përplasjes së ndodhur ditën e verës. 56-vjeçari Pjerin Xhuvani ka qenë ish-drejtor i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ai ka qenë për disa vite kreu i LSI-së për Elbasanin duke drejtuar edhe Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë shtetit.