Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Presidentit Ilir Meta në lidhje me patronazhistët.
Duke komentuar deklaratat e kreut të shtetit, sipas të cilit kemi të bëjmë me një shtet-fuks, Rama e krahasoi atë me diversantët. Sipas shefit të ekzekutivit, Meta del i maskuar edhe të Gjiri i Lalzit njësoj si Hamit Matjani kur zbarkonte në Shqipëri.
“Likja vdes për video dhe i duket sikur të gjithë i bëjnë foto e video. Shkon te Gjiri i Lalëzit si Hamit Matjani. President diversant! Edhe thotë fuksat pastaj. Po si të shohësh Presidentin me kapuç normale që do i bësh foto” – tha Rama në Fushë Krujë.
/JavaNews/a.r