Ndonëse janë zhgënjyer nga LSI-ja, ato do të votonin sërish këtë forcë politike në zgjedhjet e 25 prillit. Megjithatë, ajo që vihet re në sondazhin e publikuar ditën e sotme nga Instituti Italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv është se 29.5% do të votonin PS, e ndërsa një përqindje më e vogël do shkonin për PD-AN. Më konkretisht 17.2% të votave.
Votat e të zhgënjyer të PDIU në këto zgjedhje do të shkonin për PD-AN-në, ose e thënë në me anë të shifrave 84.1% për koalicionin opozitar, 15.9% për PS. E ndërsa ajo që ia vlen të theksohet rezulton se asnjë prej tyre nuk do të votonin për LSI-në, apo për ndonjë parti të vogël.
Referuar sondazhit të bërë nga Instituti Prestigjioz italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, të zhgënjyer e PD-së do të preferonin më tepër PS-në se LSI-në në këto zgjedhje. Më konkretisht, 93.3% do të votonin sërish për koalicionin opozitar, e ndërsa 3.8% e votave do të shkonin për PS-në. Nga të zhgënjyerit e PD-së, LSI-ja do të merrte vetëm 0.3% të votave, shumë më pak se PSD-ja e Tom Doshit apo Nisma Thurje, ku kandidon një ish-demokrate, vajza e Azem Hajdarit një prej themeluesve të PD-së, Rudina Hajdari.
Socialistët e zhgënjyer do të votonin sërish për PS-në në zgjedhjet e 25 prillit dhe ajo që vihet re se kjo është në përqindje shumë të madhe. Më specifikisht, sipas sondazhit të bërë nga Instituti Piepoli, publikuar sot në Report Tv, 93.5% e të zhgënjyerve do të votonin sërish PS në këto zgjedhje. Pjesa Tjetër do të ndahej mes PD dhe LSI, ku për këtë të fundit do të votonin më pak edhe pse në ideologji janë të majtë dhe kanë qeverisur më herët me socialistët.