Edi Rama, i cili qeveris vendin prej 8 vitesh ka fituar besimin e njerëzve dhe këtë e tregon sondazhi i fundit i realizuar nga IPSOS-Top Channel për zgjedhjet e 25 prillit.
Nga 2 mijë të anketuarit, 30% mendojnë se është figura politike më e besuar në Shqipëri. Pas tij vjen menjëherë Lulzim Basha me 22%, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi cilësohet vetëm nga 1% si figurë politike e besuar.
Ajo që vihet re është se nga muaji shkurt deri në prill, Rama dhe Basha kanë fituar më shumë besimin e qytetarëve shqiptarë. Ndërsa Sali Berisha dhe Pandeli Majko konsiderohen nga 2% si figura të besueshme nga të anketuarit.
Studimi për sondazhin kombëtar është kryer gjatë këtij muaji në periudhën 18 prill deri në 20 Prill me 2 mijë të anketuar mbi 18 vjeç.