Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin fundit mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sondazhi për Tiranën është bërë nga data 15 deri ne 19 prill me 1029 të anketuar mbi 18 vjeç. Nga të dhënat rezulton se 54% mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur, një rritje e ndjeshme nga muaji mars kur vetëm 36% mendonin se po shkonin në drejtimin e duhur.
Për muajin prill, rezulton se 35% janë me mendimin se Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar dhe vihet re rënia e shifrave me muajin mars pasi ishin 51% që kishin këtë mendim.
Top Channel