Ish-qeveritarët e PD dhe LSI nuk dinë më çfarë të shpikin për të bërë të besueshme fushatën e tyre politike dhe të shtiren se kanë një mbështetje ndërkombëtare.
Pas “sondazheve britanike të prodhuara nga Oxfordi” (në fakt nga një kompani mikroskopike në pronë të një shqiptari) dhe deklaratat në emër të Bundestagut (të firmosura vetëm nga një deputet gjerman), gjetja e fundit është letra e hapur kundër Edi Ramës e firmosur nga ”Rezarta Reimann Nënkryetare e Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schëabach, Gjermani”.
Tema e sulmit të saj kundër Edi Ramës është përdorimi i patronazhistëve në fushatë elektorale, praktikë e përdorur jo vetëm edhe nga Partia Demokratike siç e tregojnë dokumentat e publikuara nga Report TV, por e njohur edhe në Gjermani dhe në pjesën tjetër të botës demokratike.
Mjafton të kontrollojmë se ç’është ”Schëabach” për të kuptuar se bëhet fjalë për një qytet me 40 mijë banorë, praktikisht një fshat ku Rezarta Reiman është një këshilltare e thjeshtë komunale. Të gjithë mediat e opozitës e kanë prezantuar megjithatë si “politikania gjermane”, si të ishte Angela Merkel.
Por pjesa më interesante është në identitetin e vërtetë të kësaj “politikaneje gjermane”, që në të vërtetë është Rezarta Meço, motra e Sonila Meços, gazetare militante e PD-së, dëshmitare e akuzës kundër shtetit shqiptar në arbitrazhin e Francesco Becchettit.
Tani i takon motres së saj Rezarta Meço të hyje në skenë, duke u fshehur jo pas një italiani, por si “politikane gjermane” për të ofruar një shërbim të ri për Sali Berishën, Ilir Metën, etj. etj.(Shqiptarja.com)
Çbën motra për motrën, atë bën edhe kurva për kurbën.