Një marrëveshje e paprecedentë për të luftuar kundër ngrohjes, shtimi i së cilës kërcënon planetin me katastrofa të paprecedenta, u miratua në Paris nga 195 vende, po shumë mbetet për tu bërë që angazhimet ambicioze të konkretizohen.
“Deklaroj se marrëveshja e Parisit për klimën u miratua”, deklaroi dje, Laurent Fabius, ministri francez i Punëve të Jashtme dhe president i COP21.
Për limitimin e çrregullimeve klimatike, rritjen e nxhetësisë, të thatësirave, përmbytjeve dhe shkrirjes së ajsbergëve, kjo marrëveshje ka objektivin ambicioz që të mbajë ngrohjen nën 2 gradë celcius.
Por nën kërkesën e vendeve të jugut kjo marrëveshje parashikon gjithashtu një ndihmë, për vendet në zhvillim, prej 100 miliardë dollarë në vit duke filluar nga viti 2020.
ATSH