Aktori i njohur Guljem Radoja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Durrësit nga Covid-19. Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij, i pari ka qenë skenografi i njohur Bashkim Zahaj i cili i ka bërë apel shtetit që të ndërhyjë për mjekimin e aktorit jashtë vendit dhe uron që ta fitojë këtë betejë.
Gentjan Zenelaj ka qenë një ndër miqtë e tij që ka reaguar në rrjetet sociale duke i uruar shërim të shpejtë.
“Forca mik i dashur… Forca profesori im energjik. Mos dorëzo Guljelm Radoja. Lutjet tona janë me ty. Shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar aktori i cili lutet ndërkohë që Guljemi po përballet me virusin e rrezikshëm.
/a.r