Porsche i këngëtares së famshme në vitet e 60-ta, Janis Joplin, që ishte Porsche 356 C 1600 SC kabrio i vitit 1964, bëhet më i shtrenjti i këtij tipi që është shitur ndonjëherë.
Vetura doli në një ankand në New York, ku u zhvillua një “luftë” e vërtet, nga 7 ofertues të ndryshëm, transmeton koha.net. Kjo “luftë” ngriti çmimin e veturës në 1.55 milion euro, nga 400 deri 600 mijë euro sa pritej të shitej, duke thyer rekord të shitjes së këtij modeli.
Kjo veturë ishte blerë nga Joplin në vitin 1968, ndërsa e kishte konvertuar atë në model unik.
Pasi Joplin ndërroi jetë, vetura qëndroi në muzeun e Rock and Roll në Cleceland, Ohio.
Vetura është shfaqur në muze për dy dekadat e fundit, por vëllai dhe motra e Janis vendosën se është koha që vetura të gjej një shtëpi të re.