Emisioni “Të paekspozuarit” përpost analizave politike, herë pas here shoqërohet edhe me momente epike të shkaktuara nga drejtuesi karizmatik Ylli Rakipi.
Në përballjen e këtij të fundit me kryedemokratin Lulzim Basha, ka pasur një çast kur një operator thërriti “Rama ik”.
Rakipi ka ndërprerë emisionin dhe i është drejtuar regjisë: “Ça është mo, keni bërë reklamë. Operatorët enë tani. Çfarë të them unë i shkreti. Mos marr një dru unë tani edhe t’ju nxjerr përjashta, a kuptoni?”.
Por në fakt e vërteta është se operatori nuk kishte faj. Nje nga punonjësit është fans i Lulzim Bashës dhe kishte hapur telefonin të. Diqte Lul Bashën ku nga takimi i tij dëgjoheshin thirrjet “Rama ik”./ b.h