Kandidati i Partisë Socialiste me nr.30 për qarkun e Tiranës, Ornaldo Rakipi zhvilloi një takim me banorët e Rrogozhinës, ku edhe i falënderoi për atmosferën e krijuar.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe drejtuesi politik i qarkut Tiranë, Erion Veliaj, i cili shprehu mbështetjen e tij për Rakipin, që është dhe kandidati i zonës.
“Fotoalbum që përcjell vetëm pjesërisht atmosferën që u krijua live, gjatë takimit me banorët në Rrogozhinë. Faleminderit nga zemra Rrogozhinës. Kjo mbështetje masive është këmbanë e fitores së PS në 25 prill”, shprehet Rakipi.
/a.r