Elisa Spiropali, kandidate e PS në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit, ishte e ftuar këtë të martë në A2 nga ku komentoi fushatën dhe ngjarjet më të fundit në vend.
Teksa u pyet për patronazhistët, Spiropali ngriti akuza ndaj Bashës e veçanërisht ndaj Metës se kërkojnë të gjejnë alibinë e humbjes.
Për Spiropalin, Meta nuk është president i vendit, por nxitësi më i madh i sherrnajës.
“Këtë zhurmë e krijon Ilir Meta, Sali Berisha, e krijojnë ata që me çdo mënyrë kërkojnë të gjejnë alibinë e humbjes së sigurt. Me patronazhistë apo konflikte banale, ata po duan të jenë të parët gjahtarë që japin lajmin siç kanë bërë gjithmonë, duke deformuar ngjarjet. Presidenti niset nga makthet e tij dhe ato i projekton mbi shoqërinë. Presidenti t’i çojë aty faktet ku e kanë vendin. Ai po e sheh humbjen që ka nisur për partinë e tij. Ai nuk është presidenti i republikës, por nxitësi më i madh i sherrnajës në këtë vend, njeriu vrapo dje të shkonte në Kavajë pa verifikuar asnjë fakt. I hodhi benzinë një zjarri që nuk ekziston”.
Ajo databazë nuk është ajo që kemi ne, pasi aty dalin edhe fëmijët e kryeministrit të pasigurt. Ka një institucion që mund të hetojë këtë çështje. Një gazetar kishte bërë një investigim që gjendja civile ishte në internet që në vitin 2009. Ato faqe po mbyllen me ngulmimin tonë. Kemi që nga vitit 2008, 15 mijë anëtarë të partisë, të cilët ndër vite kanë krijuar profile të banorëve të zonës së tyre. Edhe unë figuroja me një patronazhistë. Ata bëjnë një punë të nderuar”, u shpreh Spiropali./ b.h