Ilir Meta ka qënë në Elbasan pasditen e ditës se sotme dhe shpjegimi i tij zyrtar ka qënë se do të jetë pjesë e iftarit me komunitetin mysliman.
Me pas , po zyrtarisht ai ka bërë një deklaratë kërcënuese në drejtim të kryeministrit Edi Rama, pas plagosjes për motive të dobëta të veprimtarit të PD në Kavajë.
Deklaratat kërcënuese i ka përforcuar dhe në një emision në TV “Skampa” në Elbasan ku ka paralajmëruar se do të shkojë me urgjencë në vendngjarje, që siç thonë burimet nga Elbasani ka qënë i shoqëruar me grupin e “gatshëm të Presidencës” që po përdoret në fushatë dhe për destabilizimin e zgjedhjeve.
Por po këto burime të sakta nga Elbasani na informojnë se Ilir Meta në krye të herës ka zhvilluar një takim me shtabin elektoral të LSI në këtë qark, në funksion të fushatës për të nxjerrë gruan e tij Monika Kryemadhi deputete si kryesuese e listës në këtë qark.
Fotot e siguruara nga redaksia e gazetës “TemA” tregojnë Ilir Metën në mes të shtabit elektoral, duke dhënë udhëzimet e rastit për fushatën, kur kanë mbetur dhe pesë ditë nga zgjedhjet.
Madje ka folur dhe me tone te ngritura! Nuk është hera e parë që Meta është përfshirë në fushatë.
Takimet me njerëz të LSI ose të kërkuar nga OFL, skutave me kapuç apo në darkat dhe drekat e shumta, tregojnë qartë se Presidenti i Republikës tashmë ka marrë zyrtarisht detyrën e kreut të LSI dhe është hedhur në fushatën zgjedhore për 25 prillin.
Madje dhe duke kërcënuar. Nderkohe qe ne do te vijojme t’i monitorojme hap pas hapi te gjitha levizjet e fshehta te Presidentit, me shtabet elektorale, me kapuç me njerez te kerkuar nga OFL ose jo, per t’ia percjelle ne kohe reale dhe pa “firo” publikut shqiptar, i interesuar se pse sillet ne kete menyre Presidenti!(TemA)