Gazetari Mero Baze ka ironizuar heshtjen e presidentit Ilir Meta lidhur me denoncimin e gazetës “TemA” mëngjesin e sotëm.
Duke sjellë në vëmendje fotografitë e shkrepura pranë vilës së tij në Gjirin e Lalzit, Baze kërkon nga kreu i shtetit që të shpjegojë lidhjen që ka me personat e kërkuara nga drejtësia.
“Patronazhisti i Ilir Metës na ka dërguar foto të tij duke pritur në një cep të Gjirit të Lalzit, me kapuç në kokë, njerëz që i kërkon drejtësia. Na ka çuar dhe video.
Presidenti duhet të kërkoj hetim për këtë patronazhist se nuk e lë presidentin të qetë në jetën e tij private”, nënvizon Baze teksa shpërndan fotografitë e publikuara më herët nga gazeta “TemA”.
/a.r