11 qytetarë të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Kosovë, duke e çuar në 2.072 numrin total të viktimave që nga shfaqja e pandemisë.
Instituti i Shëndetit Publik në Prishtinë bëri të ditur gjithashtu se nga 3.501 mostra të marra kanë rezultuar 364 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 529 pacientë, ndërsa ne gjithë Kosovën mbeten mbi 12 mijë raste aktive me Covid.
/a.r