Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Kukësit ka komentuar edhe lajmin se ditën e sotme do të ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit.
Duke e cilësuar këtë investime të madh si një marifet elektoral, Basha tha se kjo nuk do të zgjidh problemin e emigracionit masiv në vend.
‘Emigracion masiv i djemve dhe vajzave të Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë nuk mund të zgjidhet me një marifet elektoral. Mijëra kuksianë dhe shqiptarë e dinë se do të vazhdojnë të largohen bijtë e tyre nëse Shqipëria nuk ndryshon e vetmja mënyrë për të sjellë ndryshimin është të votohet koalicioni për Ndryshim.’- tha Basha.
Ditën e sotme do të zhvillohet fluturimi i parë në Aeroportin e Kukësit ‘Zayed, Flatrat e Veriut’, ku udhëtarët e parë do të jenë ‘çunat e Londrës’. Avioni “Air Albania” do të nisen nga Londra ku do të marrë emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe dhe do të ulet në Aeroportin e Rinasit. Më pas nga Rinasi në avion së bashku me udhëtarët do të hipi edhe kryeministri Edi Rama dhe më pas do të bëhet ulja në pistën e Aeroportit të Kukësit./ b.h
Eshte avion prej verteti Lul, jo loder!