1492- Kristofor Kolombi merr pëlqimin dhe paratë nga mbreti Ferdinand V i Spanjës dhe mbretëresha Isabel për të eksploruar “Oqeanin Perëndimor”. Në atë udhëtim, Kolombi zbuloi kontinentin Amerikan.
1790- Vdes shkencëtari dhe burri i shtetit amerikan Benjamin Franklin. Ai mori pjesë në shkrimin e “Deklaratës së Pavarësisë”, dhe konsiderohet si një luftëtar i palodhur për lirinë e njeriut, respektuar shumë edhe jashtë Shteteve të Bashkuara. Ai shpiku rrufepritësen dhe zbuloi rrjedhën dhe karakteristikat e të ashtëquajturit Golfstream.
1969- Udhëheqësi i Partisë Komuniste të Çekosllovakisë, Alexander Dubcek, jep dorëheqjen pas rënies së reformës të quajtur “Pranvera e Pragës”. Ai u zëvendësua nga Gustav Husak.
1993-Vdiq Turgut Ozal, President i Turqisë që nga viti 1989.
2014-Vdiq shkrimtari kolumbian dhe laureati i Nobelit Gabriel Garcia Marquez, një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në gjuhën spanjolle. Ai është autor i veprave të shumta letrare dhe ndër më të njohurit janë “Njëqind vjet vetmi”, “Dashuria në kohën e kolerës”, “Gjeneralit, nuk ka kush t’i shkruaj”, “Vjeshta e Patriarkut” . BETA