Shqipëria tashmë ka mësuar kundërshtaret me të cilët do të luaj në kampionatin evropian France 2016.
Taulant Xhaka me Shqipërinë do të luaj ndeshjen e parë ndaj Zvicrës së Granit Xhakës. Pas kësaj Taulanti ka postuar grupin në profilin e tij zyrtar në ‘Instagram’ duke shkruar: “Sërish ndaj vëllait tim”.
Balaj
Sulmuesi shkodran i Kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj, e ka konsideruar shortin e Kampionatit Evropian si të mirë për ekipin kuqezi.
Balaj ka parashikuar një fitore dhe dy barazime për Shqipërinë në tri ndeshjet e grupeve në Kampionatin Europian.
“Mund të them që është një short i mirë për Shqipërinë, që na mbush optimizëm se mund të bëjmë diçka të madhe”, deklaroi Balaj për Supersport.
“Them që në tri ndeshje do të marrim dy barazime dhe një fitore, dhe kështu të kualifikohemi”, u shpreh ai.
Hysaj
Mbrojtësi i djathtë, Elseid Hysaj, është shprehur shumë i kënaqur me shortin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian.
Hysaj është i bindur se Shqipëria do ta kalojë fazën e grupeve në Kampionatin Europian, duke përfunduar si e para ose e dyta.
“Jam shumë i kënaqur për shortin, sepse mund të ishte edhe më i vështirë për ne. Do ta mbyllim të parët ose të dytët”, deklaroi Hysaj për SuperSport.
“Me shqiptarët e Zvicrës jemi shokë por do të japim gjithçka në fushë. Do të jetë një takim shumë i fortë”, theksoi ai.