Emisioni Stop në Tv Klan denoncon skandalin me zhdukjen e milionave nga kompania SGS, e cila kishte marrë me koncesion kontrollin teknik të automjeteve. Sipas një VKM-je të 3 Shtatorit 2009, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në atë kohë, dha me koncesion kontrollin teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore ose kolaudimin e makinës. Vlera e investimit në këtë kontratë ishte 561 milionë Lekë, ku 267 milionë Lekë ishin investim në pajisje elektro-mekanike dhe kompjuterike, apo një rifreskim i të gjithë strukturës mekanike dhe kompjuterike, që në atë kohë ofrohej nga shteti.
Qëllimi i koncesionarit ishte që SGS do të investonte 561 milionë Lekë dhe do të rriste cilësinë në këtë shërbim, si dhe do të ulte dhe tarifat. Nga viti 2009 deri në vitin 2013 janë mbajtur nën kontroll tarifat e këtij shërbimi dhe kuotat brenda normës së parashikuar.
Por papritur në 2 gusht 2013 ministria e linjës, me anë të një udhëzimi, miratoi rritjen e tarifave për kontrollin teknik të makinave. Tarifat u rritën nga 33% deri në 42%. Për mjetet motorike u rrit 70 lekë më shumë. Për automjete mbi 4+1 dhe 8+1 u rritën 160 lekë më shumë. Për kamionë deri në 3.5 ton u rrit 230 lekë më shumë. Dhe për kamionët 7.5 ton u rrit 250 lekë më shumë. Në këtë koncension shteti i dha SGS-së në vitin 2009, 311 milionë Lekë asete dhe mori mbrapsht 107 milionë. Plot 204 milionë Lekë të reja, janë para që mungojnë nga taksat e qytetarëve. KLAN
SPAKu ka nje doshe me shume per hetimin e jrimit shteteror