Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta do të DOMINOJNE gjatë gjithë ditës duke gjenerua herë pas here dhe shira, të cilët në veri dhe zonat qëndrore marrin formë shtrëngatash. Mbrëmja përmirëson dukshëm kushtet atmosferike, duke bërë që orët e natës të jenë pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1°C deri në 16°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Juglindore dhe Rajoni i Mesdheut VIJOJNE në ndikimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiu, të cilat herë pas here marin formën e ministuhive. Në të njëjtat kushte atmosferike ndodhet dhe pjesërisht Verilindja e Europës. NDERSA moti i kthjellët DOMINON Gadishullin Iberik, Europën Qëndrore, si dhe Veriun e Kontinetit.
Kosova
VIJON ndikimi i motit të vranët dhe rrebesheve afatshkurtra të shiut në territorin e kosovës, herë pas herë do kemi intervale me kthjellime. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës.
Maqedonia e Veriut
MBETEMI në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë reshje të pakta shiu në territroin e MV. Herë pas here do ketë pauz të reshjeve. Parashikohet që këto moti të vijojë gjatë gjithë ditës me këto kushte.
g.kosovari