Në portin e Durrësit, ka mbërritur anija e parë ushtarake amerikane “USAV MG CHARLES”, e cila ka nisur dhe zbarkimin e trupave të para ushtarake dhe të mjeteve logjistike që do të përdoren për stërvitjen “Defender Europe 21”
Stërvitja me trupa të ushtrisë amerikane “Defender Europe ‘21”, konsiderohet si një nga stërvitjet më të mëdha në Europë. Kjo stërvitje, e cila do të zhvillohet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi, do të zhvillohet nga 1 maji deri më 14 qershor.
Ajo do të drejtohet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë mbi 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë trupa të tjera nga 26 vende anëtare të NATO-s.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në Shqipëri do të vendosen 4 mijë ushtarë amerikanë, kurse pjesa tjetër do të vendoset në vendet fqinje. Raportohet se kalatat nr 1, 2, 3 të Portit të Durrësit do të vihen në dispozicion të stërvitjes “Defender Europe 21”./ b.h