Në intervistën që dha për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, ish-kryeministri Sali Berisha e akuzoi kryeministrin Edi Rama se kopjon programin e PD si majmun.
Me të njëjtën shprehje, nga e njëjta studio, ju përgjigj kreu i qeverisë kur e dëgjoi. Më tej, Rama tha se Berisha është bashkë me Metën dhe kërkojnë të degradojnë Shqipërinë.
“Imagjinoni tani të them kush ishte ky majmuni këtu? Çfarë do të thoshit ju? Do të bëhej një skandal kombëtar. Po ky majmuni kush ishte? Si mund të debatohet në këtë nivel? Është bashkë me Ilirin, dy të degraduar, që duan të mbajnë Shqipërinë në një proces degradimi se një Shqipëri që forcohet, është një Shqipëri ku për ta nuk ka më vend nëpër skenë, por vend nëpër shtëpia. Ky është ai që zotëron skenën, të tjerët janë figurantë rreth e rrotull.”/ b.h