Shprehja popullore “Bërtet hajduti kapni hajdutin” pasyqron dhe shpjegon më së miri shpërthimet e ditëve të fundit të presidentit Ilir Meta, sipas kryeministrit Edi Rama.
Meta ashpërsoi tonet pas një telefonate të Ramës dhe Damian Gjiknurin, që e pyeste “A do ta bëjmë tërmet në Vlorë”.
Kjo nga ana e Metës u interpretua si tentantivë për shitblerje vote, por Rama tha në “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se presidenti është i fundit që mund të flasë për këtë çështje.
““Tërmet do ta bëjmë në Vlorë, e them sërish! Në Dibër janë arrestuar dhe dënuar 20 persona, komisionerë. Ata ishin të të gjitha forcave politike dhe shumica e tyre ishin pikërisht të këtyre forcave dhe ulërasin që bëjnë rolin e virgjëreshave që po mbrojnë qytetarët nga prostitucioni elektoral. Shprehja popullore “Bërtet hajduti kapni hajdutin”, i shkon perfekt të gjitha sinkroneve të Ilirit dhe Monikës kur dalin dhe vënë kujën që të mbrojnë shqiptarët nga blerësit e votave. Ilir Meta nuk është President i Republikës, është thjesht formalisht. Është me Sali Berishën mblesi për të marrë Shqipërinë peng dhe për të marrë kontrollin e procesit të reformës në drejtësi.”/ b.h