Avokati Spartak Ngjela dhe analisti Artur Zheji u përplasën ashpër në emisionin Breaking’, teksa po diskutonin për ftesën e kryeministrit Rama për kreun e PD-së, Lulzim Bashën për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Analisti Artur Zheji është shprehur se PD ka rikuperuar 200 mijë vota të humbura në vitin 2017, ndërsa Rama kërkon që të demoralizojë elektoratin e PD.
Sipas avokatit Spartak Ngjela, ftesa për bashkëpunim i Ramës kundrejt Bashës, nuk është ftesë po është me kusht.
Ngjela thotë më tej se ambasadori rus pret një ndryshim që nuk do të vij, e fill pas kësaj nisën debatet në studio që përfunduan edhe në fyerje, teksa Ngjela u largua nga lidhja live.
Debati:
Artur Zheji: Kjo është thjesht një tentativë për diversion, reagimi i Bashës është i qartë. PD ka rikuperuar 200 mijë vota të humbura në vitin 2017. Rama kërkon që të demoralizojë elektoratin e PD.
Spartak Ngjela: Ore jeni në politikë ju apo jeni në interesa. Ambasadori rus tha që presim ndryshim. Nuk fiton dot Moska këtu, as Athina nuk e marrin dot kalanë se ka ardhur Clinton aty, e kuptoni apo jo.
Artur Zheji: Pusho kujt i drejtohesh kështu avokat, po flet pa lidhje!
Spartak Ngjela: Nuk bëj debat me papagall, s’po bëjmë dialog. Ambasadori rus kërkon ndryshim, nuk do të ndodhë.
Artur Zheji: Ke probleme me sklerozën sepse s’mund të ngatërrosh Yuri Kim me ambasadorin rus. Ti mos u merr me mua, bëhu serioz siç ke qenë, as mos fyej se nuk të fyeva. Yuri Kim kërkoi ndryshimin dhe jo ambasadori rus. Vazhdo monologun tënd tani.