Gjatë takimeve në Tiranë kreu i PD Lulzim Basha është kujdesur që ti transmetojë të gjitha në rrjetin e tij social Facebook.
Por në një moment “regjia” ka pasur probleme.
Personat që fshihen pas Facebook-ut të Bashës në tentativë për ta rregulluar, kanë harruar që ta mbyllin video-live duke transmetuare dhe bisedat që bënin me njëri tjetrin, ndërsa figura ishte kthyer me kokë poshtë.
“Do hyjmë prapë tani, merre në telefon si ti japim zgjidhje.
Më jep shpejt pasuordin, me urgjencë. Duhet të fusim pasuordin…”, thonë ata.