Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Divjakë ku ka humbur jetën një 19-vjecare.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:25, në rrugën për në plazh ku automjeti tip “Audi“, me drejtues shtetasin V. H., 25 vjeç, banues në Divjakë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në mjet, shtetasja E. M., 19 vjeçe.
Ajo ishte banuese në Zharrnec, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ b.h