Mjeku infeksionist në QSUT, Gent Stroni ishte i ftuar sot në “Wake Up” ku bëri të ditur se pritet një rritje e rasteve me Covid, por theksoi fort se nuk do të jetë në ato shifra që kemi përjetuar deri më tani.
Stroni gjithashtu u shpreh se Tirana ka arritur imunitetin e tufës në 60-65%.
“60-65% imuniteti i tufës në Tiranë. Unë them që do ketë një luhatje, por jo më siç kemi kaluar, rritje e moderuar.
Besoj se vera do jetë e lehtë dhe besoj deri vitin tjetër në këtë kohë do e kemi kaluar.
Shtatori mund të ketë një lloj rritje, për shkak të rritjes së turistëve.
Dimri do ketë një rritje të moderuar përsëri dhe besoj se viti tjetër do na gjejë të lehtësuar”, bëri të ditur mjeku i njohur.