Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto të maternitetit të ri të Lezhës, për të cilin thotë se u premtua disa herë, por në fakt vetëm u rrënua në dekada.
Me një postim në Facebook, Rama shkruan se ata do ta bëjnë Shqipërinë, ndërsa shton se “më e mira është e gjitha përpara nesh”.
Ai nuk le pa përmendur as kundërshtarët politikë, që i quan politikanë të stërprovuar, pa karakter dhe pa guxim.
“Gati dhe Materniteti i Ri i Lezhës, premtuar e rrënuar me dekada. Ne do ta bëjmë Shqipërinë miq, të bashkuar siç u bashkuam kundër tërmetit e Armikut të Padukshëm dhe kur po dalim përtej fatkeqësive të stërmëdha natyrore, si të mos e mundim stresin, mërzinë, lodhjen e këtyre 17 muajve të stërvështirë dhe të ndalojmë e të kthehemi mbrapsht, në rrugën e vjetër ku duan të na rikthejnë politikanët e stërprovuar, pa karakter, pa guxim, pa durim, pa vizion e as mision për vendin tonë? S’bën vaki, më e mira është e gjitha përpara nesh”, shkruan Rama.