Kryeministri Edi Rama i përgjigjet liderit të opozitës, Lulzim Basha, duke theksuar se shqiptarët duan bashkim.
Rama pyet Bashën se pse për të janë më të rëndësishëm Sali Berisha dhe Ilir Meta, ndërsa shton se duhet lënë pas politika e vjetër e konfliktit deri në absurd.
“Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?”, shkruan Rama në Twitter.
g.kosovari