Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me qytetarë e biznese në Paskuqan. I shoqëruar nga i deleguari i PD për këtë zonë, Flamur Noka, Basha takoi dhe dy socialistë të cilët deklaruan se janë të zhgënjyer me qeverisjen e sotme.
Dy anëtarët e Partisë Socialiste kanë deklaruar se do të bashkohem me PD-në dhe prenë me gërshërë kartat e anëtarësimit të PS.
Numri një i opozitës tha se ai do të punojë për bashkimin e shqiptarëve dhe falenderoi anëtarët e PS për vendimin që ata morën dhe që e bënë publik.
“Na ka bashkuar vuajtja, le të na bashkojë edhe ndryshimi dhe shpresa. Ndryshimi është për të gjithë. Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona“, tha Basha.
Më tej Basha vijoi takime me biznesmen të vegjël në zonë ku ka kërkuar prej tyre që në 25 Prill të votojnë Partinë Demokratike./ b.h