Si kandidate për deputete me nr 4 në Qarkun e Vlorës, për Partinë Socialiste, Ministre e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë një takimi në Ksamil me gratë dhe vajza të kësaj zone, ka shprehur mbështetjen dhe angazhimin e saj maksimal për fuqizimin ekonomik të grave.
“Në Ksamil, ku zhvillova në një takim me gra dhe vajza të Forumit të Gruas. Për Partinë Socialiste dhe për mua si kandidate për deputete e Qarkut Vlorë, mbështetja e tyre do të thotë më shumë punë dhe angazhim për fuqizim ekonomik, punësim dhe mbështetjen sociale”, shkruan Denaj në rrjetet e saj sociale.
Sipas Denajt, fuqizimi ekonomik i grave është më tepër punësim dhe mbështetje sociale për familjet e tyre./ b.h