Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të pazakontë në faqen e tij të “Facebook” teksa takohet me një mbështetës të Partisë Demokratike.
Takimi ka ndodhur gjatë inspektimit të tunelit në “Rrugën e Arbrit”. Mbështetësi e pyet se kush do fitojë dhe Rama i përgjigjet se do fitojë populli.
“Rruga e Arbërit, Tuneli nr 3; Ne do të fitojmë dhe do ta nxjerrim edhe PD nga tuneli😍”, shkruan Rama.
Mbështetësi i PD: Erdha këtu në tunel dhe gjeta në inspektim zotin kryeministër. Do fitosh ti apo ne? Kush do fitojë?
Rama: Do fitojë populli shqiptar dhe pastaj do ju nxjerrim dhe ju nga tuneli. Hajde, mirupafshim!
/a.r