Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë fuqizohen duke sjellë reshje shiu dominojnë në territorin shqiptar deri pas mesditës kur moti fillon të përmirësohet gradualisht duke ri-kthyer kthjellime në zonat bregdetare dhe gjatë natës kthjellimet përfshijnë thuajse gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në të dyja vlerat ditore ku vlerat ditore duke u luhatur nga 3°C në zonat malore deri në 15°C maksimumi në rang territori.
Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.
Kosova
Vranësira të dendura dhe rrebeshe afatshkurtra shiu dominojnë territorin e Kosovës. Situatë kjo e cila mbetet deri pak pas mesditës kur herë pas herë do kemi intervale me kthjellime.
Maqedonia e Veriut
Mot i paqëndrueshëm do të dominojë gjatë paradites duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara. Këto kushte atmosferike mbeten deri orët e vona të natës kur herë pas herë të kemi intervale me kthjellime.
g.kosovari