Për Jozefina Topallin, fushata elektorale është përtej njerëzores nga 2 partitë e mëdha, ku nga njëra anë, sipas saj PS po përdor vaksinat, e ndërsa PD-ja numrin e viktimave nga COVID.
“Po përdor numrin e atyre që kanë humbur jetën Rama vaksinimit, të dyja janë të drejta.
Shumë mirë që kanë ardhur vaksinat, po bën detyrë, por edhe të përdorësh numrin e atyre që janë ndarë nga jeta, nuk më duket njerëzore dhe as etikë, janë të pamëshirshëm në fushatë.
Tregon se deri kur arrijnë për pushtetin e tyre politik, bëhen të frikshëm, nuk kanë kufij”, tha Topalli.