Kryeministri Edi Rama, është ftuar këtë të martë në emisionin “Përballë”, drejtuar nga gazetari Lutfi Dervishi.
Rama theksoi se mandati i tretë i duhet për të përmbushur tre qëllime, të përfundojë rindërtimin, të dalim nga tuneli i pandemisë dhe të vë në zbatim planet që janë nisur për Shqipërinë.
“ A duhet të përfundojë rindërtimi? A duhet të dalim nga tuneli i pandemisë? A duhet ti vëmë në jetë projektet e mëdha që janë nisur dhe nuk janë pak, janë paketë projektesh transformuese për Shqipërinë? Janë kaq shumë gjëra të tjera për tu bërë sa tanimë më motivon shumë fort jo vetëm lufta kundër pasojave të tërmetit, ku e kemi marrë avantazhin, jo vetëm kundër armikut të padukshëm, ku e kemi marrë avantazhin, por nga drita që shoh në fund të tunelit dhe mundësitë e reja që po hapen, ku do të bëjmë të mundur ndryshimin.” – theksoi Rama.
Sakaq, Rama tha se shqetësimi i vetëm i tij në zgjedhjet e 25 prillit është fenomeni i blerjes së votës nga Lëvizja Socialiste për Integrim.