Ambasadorja e SHBA e hapur: Mos e shisni votën, mos u përpiqni ta blini. Do shkoni në burg

Yuri Kim

Për ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, “blerja e votës është krim”. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, zonja Kim tha se përpjekja për të blerë vota është krim ndaj ata politikanë që tentojnë të blejnë vota ajo i cilëson kriminelë.

“Duhet të vrasin mendjen, kur kriminelët dhe të tjerët vijnë tek ata për t’iu blerë votat… Pse i quaj kriminelë? Sepse përpjekja për të blerë vota është një krim ndaj jeni një kriminel. Nëse përpiqeni të bleni një vote, jeni një kriminel. Për votuesit, duhet të vendosin. Do ta shes pushtetin që kam? Do ta shes dinjitetin? Do ta shes të ardhmen e fëmijëve? Mendoj se përgjigja duhet të jetë: Jo”, – theksoi ambasadorja Yuri Kim.

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, diplomatja amerikane ndau këtë mesazh për votuesit shqiptarë.

“Nëse dikush s’ka bërë asgjë për ty, përveç gjërave të tmerrshme, duke vjedhur nga publiku për 4 vjet apo sado gjatë dhe pastaj para zgjedhjeve vjen dhe paguan faturat e tua ose të jep një iPhone të përdorur, e dini, ju vleni më shumë se kaq. Shqipëria vlen më shumë se aq. Fëmijët e Shqipërisë vlejnë më shumë se aq prandaj ky  një çast i vërtetë. Mos e merrni lehtë; mos shisni votën; mos u përpiqni të bleni një vote dhe nëse e bleni, duhet të shkoni në burg dhe shpresoj se prokurorët kudo në vend do t’i marrin detyrat e tyre seriozisht. E di që ka shumë ankesa nga zgjedhjet e fundit, që njerëzit që qartësisht kryen krime nuk u ndoqën penalisht. Nuk mendoj se duhet të ndodhë edhe këtë herë”, – tha ambasadorja Yuri Kim.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com