Analisti Baton Haxhiu u shpreh se Ilir Meta ka treguar të gjitha shembujt se si nuk duhet të jetë një president.
Sipas Haxhiut, Meta po përpiqet të luftojë Ramën pavarësisht se e di se opozita nuk i fiton dot zgjedhjet.
Lidhur me deklaratat për të mos prekur zgjedhje, Baton Haxhiu tha se vetëm Ilir Meta nuk duhet të flasë për pastërti zgjedhore.
“Meta është afishuar si ushtar i zgjedhjeve për të luftuar Edi Ramën, ka zgjedhur Vlorën dhe Durrësin.
E dinë që zgjedhjet i ka të humbura dhe nuk do të marrë deputetë mjaftueshëm.
E vetmja shpresë është që t’i heqë nga një deputet në Vlorë dhe Durrës, Edi Ramës”, tha Haxhiu për Euro News Albania.