Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ditën e sotme është ndalur në bashkëbisedim me të rinjtë dhe qytetarët në Vilë Bashtovë të Kavajës.
Ndërsa u njoh me shqetësimet dhe problematikat me të cilat janë përballur të rinjtë në këto 8 vite qeverisje, Basha theksoi se ora e ndryshimit po afron.
Lideri i opozitës i bëri thirrje qytetarëve që më 25 prill të votojnë Partinë Demorkatike dhe t’i japin mundësinë kësaj force politike që të vendosin në vend drejtësinë që sipas tij është nëpërkëmbur këto 8 vite.
Basha rikujtoi protestën e studentëve, duke theksuar se do të dalin para drejtësisë të gjithë ata që dhunuan studentët protestues.
“Janë ja dy tre dokumente që qëndrojnë gjithmonë mbi tavolinë, njëri është Kushtetuta si edhe lista e mbi 400 të rinjve dhe të rejave që u shoqëruan sepse protestuan për liri dhe zgjedhjet të lira. Ju kam thënë para dy vitesh se kur të vijë dita, për secilin për tyre nuk do të lë asnjë mjet pa përdorur që të bëhet drejtësi dhe ata që kanë dhunuar do të përgjigjen një më një sepse ju me protestën tuaj i dhatë shpresë vendit. Në këto 8 vite ato kanë goditur njerëzit më të varfër”, tha Basha, ndërsa shtoi:”Sot kam vetëm një mesazh, me 25 prill më jepni mundësinë mua dhe qeverisë së ardhshme të vendosim drejtësinë nëpërkëmbur këto 8 vite”.
Grida Duma gjatë fjalës së saj deklaroi se vetëm kryedemokratin mund të sjellë një frymë Europiane në Shqipëri./ b.h
Hipokrit, gënjeshtar, hajdut e vrasës o Lul Basha.
Prandaj ke shkuar në Bashtovë ?
Se fillon me bash……
Aty ke për ta ngrënë.