ABC News raporton se një gazetar i saj dhe dy inxhinierë kanë rënë pre e dhunës së kontrabandistëve të druve.
10 persona në fshatin Stranik të Librazhdit mësohet se kanë ndaluar gazetarin Agim Blloshmi dhe një tjetër korrespondent. Sipas të dhënave që vetë Blloshmi ka përcjellë, keqbërësit janë kontrabandistë që presin pyjet pa leje.
Blloshmi ka arritur t’u ikë pengmarrësve, por siç informoi ai mbrëmjen e djeshme, errësira në pyll ia ka vështirësuar lëvizjen.
Ndërkohë, gazetari Kristaq Binjaku dhe dy inxhinierë vijojnë të mbahen peng. Mësohet se policia ka nisur kërkimin dhe ka bërë të mundur zbulimin e identiteteve të autorëve.
Të dy gazetatët ndodheshin në Stranik për të bërë të raportuar mbi prerjen e pyjeve pa kriter.