Të rinjve të Gramshit, Kryeministri Rama ua bëri të qartë rrugën e progresit dhe suksesit në jetë. Ai tha se puna dhe djersa e përditshme të çon në majë.
“Këto projektet e opozitës shqiptarët, prindërit tuaj, i kanë dëgjuar nga Sudja, Vehbiu, Xhaferri. Nëse këto do të funksiononin do t’i bënin edhe të tjerët. Ndërkohë që vendet e zhvilluara kanë arritur këtu ku janë me punë çdo ditë, duke fituar çdo ditë ato sfidat e vogla që bëjnë diferencën. Asgjë nuk bie nga qielli përveçse shiu. Asgjë nuk del nga toka përveçse me sakrificë, me djersë, me punë.
Jeta është një malore dhe kjo botë e guximtarëve, e njerëzve të vendosur dhe atyre që nuk tallen dhe jo të atyre që e bëjnë suksesin e lehtë. Ne sot duhet të bashkohemi, të ndajmë shumë qartë rrugët mes rezistencës, punës, durimit, vendosmërisë, kurajës, sakrificës dhe asaj që kemi parë në të shkuarën“, tha Rama.
g.kosovari