Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra profesioniste të fushave të ndryshme, ku bashkëbiseduan për çështje të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë, thotë PD.
Basha tha se prishja e ekuilibrave të shoqërisë, e ka zanafillën në 8 vite dështim dhe pa asnjë bilanc të një njeriu që politikën e përdor si një art mashtrimi. Bukuroshja e ekranit shqiptar, Ina Kollçaku, u shpreh se tek Basha shikon respektin që lideri demokrat ka ndaj gruas.
“Ky grupi këtu jam shumë e sigurt, por edhe salla se është goxha, nëse nuk e mban fjalën për të drejtat e grave do të të qepen aq keq në Instagram, do të të grijnë”, tha Kollçaku. Ky koment i saj solli të qeshura mes femrave që ndodheshin të ulura në tavolinë.
Sa i përket politikave që do të ndjek me ardhjen në qeveri, Basha tha së gjëja e parë që do të bëjë, është të ulë taksat dhe t’u kthej shtetin qytetarëve.
/a.r