Partitë opozitare do të mbajnë një manifestim në Gjilan me të cilin kundërshtohet marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, marrëveshje këto të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës.
Ky manifestim organizohet pas dy manifestimeve paraprake në Prishtinë dhe në Gjakovë. Ai i Prishtinës ishte më 28 nëntor, pas të cilit edhe u arrestua Albin Kurti, kurse ai i Gjakovës ishte më 5 nëntor, transmeton Koha.net.
Opozita ka paralajmëruar se do të organizojë manifestime të tilla në disa qytete të vendit. E se sa është numri i manifestimeve që do të vijojnë, nuk është bërë i ditur ende.
“Qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës vazhdimisht i kanë kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme për Republikën e Kosovës.