Shqipëria këtë fundjavë ka qenë dhe destinacioni i preferuar i të gjithë kosovarëve për shkak të masave të reja kufizuese që janë marrë së fundmi, ku është vendosur karantinë e përgjithshme për 12 ditë.
Mediat e Kosovës bëjnë me dije se mijëra qytetarë të kanë filluar të kthehen në vend, ku edhe janë shkaktuar kolona të gjata në pikën kufitare në Morinë.
Derisa Kosova u kritikua për vendosjen e masave, derisa shumë qytetarët po e kalonin fundjavën në Shqipëri, për këtë reagoi zëdhënësi i Qeverisë, i cili tha se masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit nuk kanë shkaktuar fluksin e shqiptarëve të Kosovës për ta kaluar fundjavën në Shqipëri.
Sipas tij këtë fundjavë në drejtim të Shqipërisë kanë shkuar rreth 29 mijë qytetarë.
Fotot e mëposhtme tregojnë radhët e mjeteve që janë krijuar në pikën kufitare të Morinës, në momentin e kalimit të qytetarëve.
Gjëja e mirë është se qytetarët për të kaluar kufirin nga Shqipëria drejt Kosovës, nuk kanë më nevojë për test apo për karantinim të detyrueshëm.